Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku është qëlluar një 50-vjeçar i identifikuar si Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri, 35 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit, pranë një karburanti në Bradadesh. 50-vjeçari, baba i dy fëmijëve dhe Lulzim Bitri janë qëlluar sapo kanë ndaluar pranë një karburanti. Bitri ka vdekur në vendngjarje ndërsa Çollaku pësoi vdekje klinike dhe është dërguar tek spital i Traumës. Autorët e dyshuar janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Disa minuta pas krimit, është gjetur një makinë e djegur pranë fshatit Balldren që dyshohet se i përket autorëve.

Emri i Ardian Çollakut  nuk është i panjohur për drejtësinë sepse rezulton si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ai ka qenë i dënuar për trafik ndërkombëtare të lëndëve narkotike dhe është ekstraduar nga Italia.

Ndërkohë, nuk ka ende asnjë informacion për autorët, por policia thotë se është vënë në ndjekje të tyre. Forca të shumta policie, së bashku me FNSH e RENEA kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje eshte qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësore. Si pasojë njëri prej tyre shtetasi Lulzim Bitri rreth 35 vjeç nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa personi tjetër Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të policisë vendore janë nisur FNSH e RENEA dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në PSh.  Te metalurgjiku po digjet një automjet tip “Volo”, dyshohet i autorëve. Është rrethuar zona po vijon krehja për kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e cdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel