6 muaj përpara se ish partneri i saj t`i bënte realitet kërcënimet e tij, duke i marrë jetën 19 vjecares shqiptare Sheila Bakija në Tuz të Malit të Zi, vetë vajza e kishte denoncuar atë në polici.
Në kallëzimin e tij, e ndjera thoshte se Ilir Gjokaj për dhunë e kishte kërcënuar se nuk do ta lejonte të martohej me askënd tjetër. Kjo sipas tij, ndahej vetëm me gjak.
“9 muaj kam jetuar me të fejuarin tim, Ilir Gjokaj Milesh; para 3 muajsh i dhashë fund bashkëjetesës me të dhe u ktheva ne shtepinë e familjes time. Në fund të gushtit, ai erdhi në shtëpinë e prindërve të mi e u ngjit në ballkon. U mundova ta mbaj deren por ai e hapi dhe hyri brenda. Me kërcënoi duke thënë: “As ne tokë as ne qiell nuk do jesh e dikujt tjeter, nuk do lejoj të martohesh me askënd. Do derdhet gjak per këtë pune dhe jeten e ke ne duart e mija. Pastaj iku, Aty të pranishëm ishin dhe vëllai e motrat e mia adoleshente, që u tmerruan”- thuhej në dëshminë e vajzës.
28-vjeçari, që pas krimit u arratis e u fsheh, tashmë është vetëdorëzuar në polici. Kur e reja bëri kallëzimin në polici, ai vetëm u gjobit, por nuk u dënua.
Top Channel