Aktivitete dhe muzikë në natyrë përrallore/ Festivali Naltitude tërheq turistët e huaj

04/10/2021 19:12

Natyra e Kelmendit është frymëzim për piktorët.

“Hera e parë që vij këtu. Pa fjalë, nuk di ç’të pikturoj më pare”, tha një turiste.

Fshati katolik i Lëpushës ka tërhequr e vëmendjen e qeverisë gjermane që me iniciativë të Giz organizuan këtë fillim tetori Festivalin Naltitude.

“Jo vetëm duam që të kënaqeni por edhe që të kuptoni vlerat e kësaj zone mahnitëse dhe ky festival të kthehet në traditë”, tha një turist gjerman.

Festivali Naltitude i dedikohet aktiviteteve sportive si dhe zbulimit të kësaj natyre përrallore.

Hiking është një nga sportet që zhvillohet nga 1-3 tetori e grupi I të rinjve po ndjek shtigjet e fshatit për të mbërritur në majën e Vajushës.

“Është një ecje rreth 5 orë. Shumica e grupit kanë ardhur për herë të parë këtu dhe ju ka pëlqyer shumë.

Maratona e vrapit, turi me biçikleta zgjuan interesin e pushuesve që kishin mbushur plot zonën e Kelmendit gjatë fundjavës”, tha guideri.

Ky thesar natyror i fshehur mes Alpeve shqiptare ruan ende traditat e së kaluarës si dhe vëmendje tërheqin gjatë festivalit produktet e veçanta vendase.

“Qëllimi i Naltitude festival është të promovojmë e mbështesim produktet e fermerëve dhe tradicionale.”

Kjo aventurë në veri ka surprizuar edhe turistët e huaj.

Natyra e Shqipërisë është shumë e bukur. Gjithçka këtu ia vlen dhe pushimet nuk kushtojnë.

“Po provoj këtë djathin me boronicë, hmm shumë I shijshëm… natyral… “

Top Channel