Marubi mes nenexhikut dhe mentes/ Bima shëruese për zemrën dhe imunitetin

03/10/2021 06:32

Marubi është një bimë e vogël barishtore që i ngjan mentes. Ajo mban emrin botanik Marrubium vulgare. I përket të njëjtës familje botanike të mentes, madje ka vlera shëndetësore të ngjashme me të, duke u renditur në një bimë të rëndësishme në praktikat tradicionale mjekësore popullore. Lulet e kësaj bime janë të bardha. Bashkë me gjethet, ato përdoren gjërësisht në nxjerrjen e vajrave esencialë. Bima e marubit përdoret, jo vetëm në mjekësinë popullore, por edhe në gatime të ndryshme.

Disa prej vlerave shëndetësore të marubit përfshijnë: mbrojtjen e sistemit imunitar, parandalimin e zhvillimit të radikaleve të lira. Gjithashtu trajtimin e diabetit, forcimin e shëndetit të zemrës, qetësimin e inflamacionit, zgjidhjen e problemeve me tretjen, detoksifikimin e trupit dhe zbutjen e kontraktimeve. Këto vlera e kanë bërë marubin të famshëm në përdorimin si çaj, pasi arrin të qetësojë trupin por edhe mendjen.

Çaji i marubit mund të përgatitet si çdo çaj tjetër i bimëve mjekësore nga gjethet dhe lulet. Përbërësit unikë organikë të vajit esencial të marubit e bëjnë atë mjaft të famshëm mes ekspertëve dhe praktikuesve të mjekësisë alternative. Një nga përbërësit unikë të kësaj bime quhet marrubin, që ka ndikim të jashtëzakonshëm kundër disa problemesh shëndetësore.

Vlerat shëndetësore të Marubit
Ndihmon shëndetin e zemrës: Studime të shumta kanë zbuluar ndikimin që marubi ka në mbrojtjen e enëve të gjakut, sidomos kundër inflamacionit. Një veti e tillë përmirëson shëndetin e zemrës në përgjithësi dhe ul tensionin e gjakut.

Mban kolesterolin nën kontroll: Konsumimi në doza të vogla dhe në mënyrë të rregullt i ekstraktit të marubit ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit. Konsumimi i këtij ekstrakti ndihmon në rikthimin e ekuilibrit të kolesterolit, duke ulur kolesterolin e keq e duke e mbrojtur zemrën nga formimi i trombociteve.

Ndihmon në trajtimin e diabetit
Krahas ndikimit në uljen e kolesterolit, marubi arrin të ulë edhe nivelin e sheqernave në gjak. Aftësia për të mbajtur sheqernat në nivele normale, e bën marubin një zgjedhje të mrekullueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Largon toksinat nga trupi: Një nga vlerat më pak të njohura të marubit është nxitja e djersitjes. Ajo është e rëndësishme në shumë aspekte. Nëse jeni të sëmurë, djersitja është hapi i parë drejt shërimit, sidomos nëse keni temperaturë. Djersitja ndihmon edhe në nxjerrjen e toksinave nga trupi, bashkë me kripërat e tepërta, lëngjet, yndyrën dhe substanca të tjera të rrezikshme.

Shuan kontraktimet: Një nga përdorimet më të shpeshta të marubit është pikërisht ndaj kontraktimeve ose spazmave. Marubi arrin të qetësojë sistemin nervor dhe të parandalojë e shuajë kontraktimet që mund të jenë të rrezikshme. Çaji i marubit është shumë popullor falë aftësisë për t’i dhënë trupit dhe mendjes qetësinë e munguar.

Mbron sistemin imunitar: Marubi lufton mikrobet dhe bakteret. Kjo veti e bën këtë bimë të nevojshme për mbrojtjen e sistemit imunitar. Mbrojtja e kësaj shtylle të mirëqenies sonë nga patogjenët e huaj. Rrjedhimisht ul stresin dhe e bën organizmin më të përgatitur për tu përballur me shqetësime të tjera shëndetësore. Marubi është pjesë e përbërësve të shumë pastave të dhëmbëve dhe pastruesve dentarë, pikërsisht për këtë arsye.

Kujdes: Femrat shtatzënë dhe nënat lehonë nuk duhet të konsumojnë marubin , duke qenë se kjo bimë e fuqishme mund të ketë potencial për të rrezikuar jetën e fëmijëve, ose mirëqenien e fetusit./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA