Kampionati i dominosë/ Korçë, të moshuarit përfshihen në veprimtari argëtuese

02/10/2021 20:02

Feti Hamzallari është 88 vjeç dhe jeton me bashkëshorten ndërsa ditët e tij i mbush duke bërë pazaret ushqimore apo duke luajtur domino.

Fetiu është një prej dhjetëra të moshuarve që u bë pjesë e kampionatit te dominosë në Korçë dhe që tregon se aktivitete të vogla mund të kthehen në diçka vërtet argëtuese për ta.

Pas daljes në pension për moshën e tretë mbetet e vështirë mbushja e kohës së lirë me aktivitete e ndërsa 1 tetori është dita e tyre në Korçë është organizuar një javë plot me veprimtari.

Rikthimi i vëmendjes tek gjyshërit dhe organizimi i aktiviteteve te vogla që për ta mund te përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës mbetet domosdoshmëri pasi kërkojnë shumë pak.

Top Channel