UEFA mblidhet në Tiranë/ HatTrick, në 17 vite ka mbështetur me 3 mld euro për futbollin

01/10/2021 09:56

Komiteti “HatTrick” i UEFA-s, i drejtuar nga Zv.Presidenti i UEFA-s, Karl-Erik Nilsson, zhvilluan mbledhjen e tyre për herë të parë në Shqipëri në partneritet me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Anëtarët e Komitetit HatTrick të UEFA-s mbërritën të mërkurën në Tiranë në kuadër të mbledhjes së radhës. Fillimisht, delegacioni i UEFA-s, kanë vizituar ambientet e Shtëpisë së Futbollit dhe janë njohur me investimet që FSHF ka bërë në këtë kompleks. Në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku u zhvillua edhe mbledhja e këtij Komiteti, anëtarët e HatTrick kanë inauguruar muzeun e futbollit, duke u njohur me një pjesëz të historisë së futbollit shqiptar.

E ftuar në këtë mbledhje ishte edhe Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi e cikla bëri përshëndetje të rastit në këtë mbledhje kaq të rëndësishme të futbollit europian në Tiranë.

Më tej, delegacioni u spostua në stadiumin “Air Albania”, vepra më e madhe infrastrukturore e ndërtuar në vendin tonë edhe me kontributin financiar të “HatTrick”. Siç është edhe traditë në mbledhjet apo takimet e UEFA-s, anëtarët e Komitetit zhvilluan edhe një ndeshje futbolli.

Pas aktivitetit në stadium, i gjithë delegacioni u drejtua për në darkën zyrtare, ku Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi në Tiranë dhe duke e konsideruar si një event historik dhe vlerësim për futbollin shqiptar organizimin e një takimi kaq të rëndësishëm në Tiranë

Në 17 vite të programit HatTrick, UEFA ka financuar në më shumë se 1500 projekte me një vlerë të madhe financiare prej 3 miliardë eurosh, duke e kthyer HatTrick në programin më të madh për zhvillimin e futbollit dhe solidaritetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA