
Ditën e shtunë zhvillohen dy ndeshjet e rradhës të javës së katërt të Abissnet Superiores.
Në pamje të parë ajo që bie në sy është përballja e Skëndërbeut me Vllaznisë, dy skuadra që kanë befasuar në mënyrën e tyre në këtë fillim kampionati.
Korçarët e Memellit e ka filluar disi në malore sezonin pasi ju desh të përballet me dy skuadrat e kryeqytetit si Tirana dhe Partizani, megjithatë paraqitja e tyre edhe pse ende pa e provuar shijen e fitores ka qenë pozitive.
Ndërkohë që Vllaznia një nga pretendentet edhe në këtë sezon për vendet e para të klasifikimit, vjen në këtë fundjavë pas shijes së hidhur të barazimit me Partizanin në minutat e fundit. Gjithësesi ndryshe nga korçarët, skuadra e Tomas Bërdaric është në vendin me 5 pikë.
Ndërkohë që kjo javë e tretë e Abissnet Superiores do të mbyllet me dy ndeshjet e ditës së diel, Tirana-Laci dhe Kukësi-Teuta. Është këto dy sfida do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel