COVID-19/ Shifra më e lartë që nga prilli, Ukraina regjistron mbi 11 mijë raste në 24 orët e fundit

01/10/2021 01:59

Në Ukrainë numri i rasteve të reja ditore me COVID-19 arriti shifrën më të lartë që nga prilli.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 93.356 testime ku 11.757 persona rezultuan pozitiv ndaj virusit.

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 humbën jetën 194 persona. Numri i rasteve i cili filloi të shënojë rënie në maj, në shtator filloi të rritet përsëri.

Numri më i lartë i rasteve ditore u regjistrua më 3 prill me 20.341 raste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA