ADN-ja tradhton vrasësin serial, ishte polic- tronditi vendin për dekada të tëra!

01/10/2021 16:29

Për dekada me radhë, një vrasës serial tronditi Parisin dhe sfidoi forcat e rendit, të cilave arrinte t`u shpëtonte gjithmonë. Por së fundi, misteri duket se është zbardhur.

Ka shumë mundësi që autori i vrasjeve makabre të jetë një ish punonjës i policisë ushtarake, i cili ka lënë një letër përpara se të vetëvritej ku thoshte se është pikërisht ai i shumëkërkuari “Le Grele” (Njeriu me shenja).

François Vérove pranon aty përgjegjësinë për ngjarjet e tmerrshme të viteve 1980-1990. Krimi me shokues ishte ai i vrasjes së 11 vjecares Cécile Bloch, e cila u zhduk në 1986-tës gjatë rrugës për në shkollë.

Prokurorët po presin rezultatet përfundimtare, por sipas tyre duket se ADN-ja e Verove përputhej me atë të gjetur në disa skena krimesh. Nofka mendohet se i është vendosur për shkak të fyryrës së tij të mbushur me puçra.

Sipas Le Parisien, në mesazhin e fundit 59 vjecari pretendon se gjate viteve kur kreu vrasjet nuk ishte në gjendje të mirë mendore.

Top Channel