Takim me asambletë socialiste të Roskovecit dhe Patosit/ Balla: Synimi kryesor mbetet përmbyllja e procesit të kalimit anëtarësisë së partisë tërësisht në rrjet digjital

30/09/2021 12:29

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla zhvilloi takime me asambletë socialiste të bashkive të Roskovecit dhe Patosit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se përmbyllja e procesit të kalimit anëtarësisë së partisë tërësisht 100% në rrjet digjital është synimi ynë në kalendarin politik që miratuam në Kongresin e 12 Qershorit.

Sipas Ballës përfshirja e anëtarësisë së partisë në vlerësimin e deputetëve, anëtarëve të Qeverisë dhe kryetarëve të bashkive, ishte një ushtrim shumë demokratik nga i cili u morën të dhëna të dobishme.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Roskovec dhe Patos, Zhvilluam takimet me asambletë socialiste në këto dy bashki, ku Partia Socialiste ka marrë rezultate pozitive elektorale gjithmonë.

Përmbyllja e procesit të kalimit anëtarësisë së partisë tërësisht 100% në rrjet digjital është synimi ynë në kalendarin politik që miratuam në Kongresin e 12 Qershorit.

Përfshirja e anëtarësisë së partisë në vlerësimin e deputetëve, anëtarëve të Qeverisë dhe kryetarëve të bashkive, ishte një ushtrim shumë demokratik nga i cili u morën të dhëna të dobishme.

Çdo anëtar i Partisë Socialiste duhet të marrë njoftim në kohë reale për cdo vendim-marrje tonën, në Kuvend, në Qeveri apo këshilla bashkiakë.

Dhe anasjelltas, çdo anëtar partie duhet të ketë mundësinë të shprehet apo japë mendimin e vet on-line.

Teknologjia është, partinë e kemi, e gjithë struktura duhet të ketë komunikim digjital.
Dhe mos harroni krahasimin e bëjmë me veten.

Natyrisht kohën e kemi përpara, por nëse dielli duket që në mëngjes atëherë për të thelluar diferencën me kundërshtarët, beteja për mandatin tonë të katërt qeverisës varet vetëm angazhimi ynë sot në të gjithë territorin.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA