Deti bëhet i kuq në një ishull iranian, ja çfarë thonë ekspertët për fenomenin
Irani ka publikuar sot imazhe të transportit masiv të mjeteve ushtarake drejt veriperëndimit, për manovra ushtarake në kufi me Azerbaixhanin, megjithë kundërshtimet e këtij të fundit.
“Manovrat do të nisin të premten me njësi artilerie, dronë dhe helikopterë”, njoftoi kreu i forcave ushtarake këmbësore të vendit, Gjeneral Kumars Heidari.
Presideni i Azerbaixhanit, Ilham Aliyev e quajti njoftimin e Teheranit event surprizues.
“Çdo vend mund të mbajë manovra ushtarake në territorin e tij. Kjo është një e drejtë sovrane. por përse tani, përse pranë kufirit tonë?” tha Aliev për agjencinë turke Anadolu.
Komenteve të tij iu përgjigj zëdhënësi iranian i mbrojtjes i cili përmendi lidhjet e afërta të Azerbaixhanit me armikun kryesor te Iranit, Izraelin: “Irani nuk do të tolerojë prezencën e regjimit zionist në afërsi të kufijve të tij”.
Ai shtoi se manovrat do të shtojnë gatishmërinë e trupave tokësore në rajon, pa dhënë detaje se ku saktësisht do të mbahet stërvitja apo sa do të zgjasë.
Irani e Azerbaixhani kanë një kufi të përbashkët prej rreth 700 kilometrash.
Irani ka 83 milionë banorë, rreth 10 milionë prej të cilëve pretendohet se janë azerë etnikë.
Top Channel