Lidhjet me Izraelin/ Irani transporton ushtrinë për manovra masive pranë Azerbiaxhanit (fotot)

30/09/2021 20:36

Irani ka publikuar sot imazhe të transportit masiv të mjeteve ushtarake drejt veriperëndimit, për manovra ushtarake në kufi me Azerbaixhanin, megjithë kundërshtimet e këtij të fundit.

“Manovrat do të nisin të premten me njësi artilerie, dronë dhe helikopterë”, njoftoi kreu i forcave ushtarake këmbësore të vendit,  Gjeneral Kumars Heidari.

Presideni i Azerbaixhanit, Ilham Aliyev e quajti njoftimin e Teheranit event surprizues.

“Çdo vend mund të mbajë manovra ushtarake në territorin e tij. Kjo është një e drejtë sovrane. por përse tani, përse pranë kufirit tonë?” tha Aliev për agjencinë turke Anadolu.

Komenteve të tij iu përgjigj zëdhënësi iranian i mbrojtjes i cili përmendi lidhjet e afërta të Azerbaixhanit me armikun kryesor te Iranit, Izraelin: “Irani nuk do të tolerojë prezencën e regjimit zionist në afërsi të kufijve të tij”.

Ai shtoi se manovrat do të shtojnë gatishmërinë e trupave tokësore në rajon, pa dhënë detaje se ku saktësisht do të mbahet stërvitja apo sa do të zgjasë.

Irani e Azerbaixhani kanë një kufi të përbashkët prej rreth 700 kilometrash.

Irani ka 83 milionë banorë, rreth 10 milionë prej të cilëve pretendohet se janë azerë etnikë.

FOTO GALERI
2/3
Presideni i Azerbaixhanit, Ilham Aliyev e quajti njoftimin e Teheranit ‘event surprizues’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA