Në mediat online është publikuar momenti i rrëmbimit të Kozak Braçit, ose siç njihet ndryshe “mbeti i instagramit”. Siç shihet edhe në foto 4 persona kanë bërë të mundur që të nxjerrin nga taksia e bardhë Braçin e më pas e kanë futur në një makinë të zezë.

Këto pamje i ka ndarë vetë Kozak Braçi në Instagram. Ai shihet  teksa futet në mjetin e zi e më pas largohet në një drejtim të paditur, aty ku dhe është filmuar video që u transmetua ‘live’ në Instagram nga miqtë e Fabio Dushkut, personi me të cilin Kozak ka pasur një konflikt të hapur.

Kozak Braçi, u rrëmbye më 23 shtator nga katër të rinj. Daniel Dushku, vëllai i Fabian Dushkut, i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, e mori peng për disa orë me tre persona të tjerë. Ata e dhunuan dhe e poshtëruan duke e filmuar dhe duke ia shpërndarë videot në rrjetet sociale. Daniel Dushku është personi i cili është shpallur në kërkim nga policia e shtetit.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA