Vrasja e Saimir Hoxhës, kryeministri Rama merr pjesë në homazhe: Ngushëllime vëllazërore! Nuk ka fonde që kompenson boshllëkun për familjen

29/09/2021 13:54

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet për nënkomisarin Saimir Hoxha, i cili u ekzekutua ditën e djeshme në krye të detyrës.

Sot është shpallur “Dëshmor i Atdheut”, ndaj kryeministri Rama bëri me dije vendimin e qeverisë për të mbështetur financiarisht fëmijët e të ndjerit deri në mohsën e pjekurisë.

Rama: Padyshim që është një çast i rëndë për të gjitha forcat tona të policisë dhe për shoqërinë. Por mbi të gjitha për familjen. Jam këtu për të shprehur ngushëllimet vëllazërore familjes dhe duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera të gjithë kolegëve që e kanë njohur nga afër këtë dëshmor të ri të atdheut por edhe të gjithë punonjësve të policisë. E shoh të udhës të bëj me dije se qeveria sot vendosi mbështetje financiare të konsiderueshme për familjen, por njëkohësisht me të hyrë në fuqi ligji i përcjellë në parlament për fëmijët nën kujdesjen e Republikës, fëmijët e të ndjerit do të marrin 170% të pagës së tij deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë.

Natyrisht që nuk ka fonde dhe mbështetje materiale që kompenson boshllëkun për familjen por njëkohësisht detyra e shtetit dhe përgjegjësia është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm por të ndihen deri në fund të mbështetur, të përkrahur dhe inkurajuar për të hyrë në rrugën e jetës së tyre duke qenë krenarë jo vetëm për prindin por edhe për shtetin të cilit babai i shërbeu deri muajin e fundit.

FOTO GALERI
8/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA