Covid duket si “i bërë me dorë nga shkencëtarët për masakër”, dhe mund të ketë dalë nga laboratori i Wuhanit pasi një shkencëtar u kafshua nga një majmun i infektuar thuhet në një libër të ri, që lëshon disa pretendime bombë lidhur me origjinën e shumëdiskutuar të sëmundjes që gjunjëzoi globin.

Ekspertët, theksohet aty, kanë zbuluar se koronavirusi “përputhej shkëlqyeshëm”, “ishte plotësisht i përshtatur” dhe “i tejngarkuar” për njerëzit kur u shfaq në 31 dhjetor.

Libri pretendon se kjo sëmundje është pasojë e eksperimenteve më Frankenviruse në laboratorin e patogjenëve të rrezikshëm. Teoria se Covid 19 ka në thelb një virus të manipuluar e të gatshëm të infektuar njerëzit, ka qarkulluar prej kohësh.

Koronavirusi ka marrë deri tani jetët e 4.7 milion njerëzve në mbarë botën. në librin e tij “Çfarë ndodhi vërtet në Wuhan”, gazetari investigativ Sharri Markson pretendon se ka një seri provash që dëshmojnë se Covid “mund të jetë manipuluar gjenetikisht” në Institutin e Virologjisë në këtë qytet, me qëllimin që të bëhej më vdekjeprurës, ndërsa këmbëngul se përgjigja për origjinën e pandemisë qëndron pikërisht tek genoma unike e Sars Cov 2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA