Homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës/ Presidenti Meta nderon Saimir Hoxhën me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

29/09/2021 12:55

Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet ceremonia përkujtimore në nderim të oficerit, Saimir Hoxha, i cili u vra ditën e djeshme nga 21-vjeçari, Aldi Hoxha.

Sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi sot Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin “Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”.

Saimir Hoxha vdiq në krye të detyrës, pasi u qëllua nga Aldi Rama, i fundit ky që ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme në spital. Aldi u gjet i vetëplagosur ditën e djeshme, pas disa orë kërkimesh, dhe u transferua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.

Në një prononcim për mediat nga jashtë ambienteve të Pallatit të Kongreseve, pasi përfundoi homazhet në ndër të oficerit Saimir Kodra, ka thënë se është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar dhe dekurajimin e krimit ordiner.

Meta: Është një moment i dhimbshëm t’i japim lamtumirën një oficeri hero të policisë, por edhe një prindi e familjari të shkëlqyer. Ai nuk e meritonte të ndahej nga jeta, familja, shokët, komuniteti që u shërbeu duke sakrifikuar edhe jetën e tij trimërisht. Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar dhe dekurajimin e krimit ordiner. Kjo është në luftë që duhet bërë çdo sekondë dhe nuk duhet të kujtohemi vetëm në momente të tilla tragjike. Është momenti për të mbështetur policinë në këtë luftë.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA