UEFA ka njoftuar se nuk do të ndjekë procedurat disiplinore kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, tri klubeve të mbetura në mbështetje të projektit t Superligës së Europës.
Dy gjigantët spanjollë dhe “Zonja e Vjetër” kishin argumentuar në Gjykatën e Madridit se përpjekja e UEFA -s për t’i sanksionuar për krijimin e një lige separatiste ishte në kundërshtim me Ligjin Evropian të Konkurrencës.
UEFA ka shpjeguar se dëshiron të braktisë veprimin e saj ligjor, pasi respekton procesin gjyqësor spanjoll dhe beson se nuk është në interesin e saj ose në interesin e shoqatave të lidhura me të që të përfundojnë në gjykatë.
Në të njëjtën kohë, UEFA njoftoi se do të vazhdojë të bëjë gjithçka që duhet për të parandaluar formimin e një lige separatiste, duke ruajtur të drejtën për të rifilluar procedurat ligjore nëse projekti, ose ndonjë projekt i ngjashëm, do të rifillojë.
Top Channel