Një ditë më parë lajmi se Fjolla Morina mund t’i këtë dhënë fund martesës më Fisnik Sylën bëri xhiron e rrjetit. Ky lajmi erdhi pasi u vu re se Fjolla dhe Fisniku kishin hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale e madje kishin fshirë çdo foto që kishin bashkë.

Madje u vu re se Fisniku nuk ndiqte më as vajzën e madhe të Fjolla Morinës, Ledianën me të cilën gëzonte marrëdhënie mjaft të mira.

Por Fjolla dhe vëllai i Fisnikut vazhdojnë të ndiqen ende në Instagram e madje në foton e fundit që këngëtarja ka publikuar vetëm pak minuta më parë, Fatosi e ka pëlqyer duke lënë kështu të kuptohet se martesa e Fjollës dhe Fisnikut ka shpresa për t’u shpëtuar, shkruan Albeu.com.

Ditën e djeshme Fjolla ka bërë ndjekësit të dyshojnë se arsyeja e prishjes së marrëdhënies me Fisnikun është tradhtia duke publikuar në Instagram një video ku teksti i këngës së Capital T flet pikërisht për tradhtin.

Kujtojmë se Fjolla Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Kjo masë ishte llogaritur prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë.

Por në mes të shtatorit, avokati i këngëtares, Fanol Krasniqi dekalroi për mediat se Fjolla është liruar nga burgu.
“Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtes ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”, tha Krasniqi.Fjolla Morina dhe biznesmeni Fisnik Syla i dhanë fund beqarisë dhe kurorzëzuan dashurinë e tyre në martesë në ishujt Maldive me një ceremoni private dhe përrallorë. E gjithë kjo ceremoni ndodhi gjatë arratisjes së Fjolla Morinës pas dënimit të saj me arrest shtëpie.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA