Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar sërish ndaj zhvillimeve në Kosovë. Vuçiç i cituar nga mediat në Kosovë, është shprehu se Serbia nuk ka hyrë ende në territor sepse me marrëveshjen e Kumanovës dhe vendimet pas saj, “nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë”.
“Ne nuk do të hyjmë me trupat tanë. Paqja është më e nevojshme”, tha kreu i shtetit serb por ai bëri dhe një paralajmërim. “ Ne presim që NATO-ja të reagojë, ne jemi duke pritur për 24 orë. Nëse vazhdon përndjekja e popullsisë, Serbia do të reagojë”, citohet të ketë thënë Vuçiç.
Reagimi i tij erdhi pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur se kishte diskutuar me kryeministrin Albin Kurti dhe me Vuçiçin vete lidhur me situatën ne veri. Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg theksonte se është e një rëndësie kyçe që Prishtina dhe Beogradi t`i rikthehen dialogut.
“Kam biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për nevojën e ç’tensionimit të situatës në veri të Kosovës. Është jetike që të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina të përmbahen dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i NATO-s dhe i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg.
Vendosja e reciprocitetit të targave të automjeteve nga Serbia në Kosovë shkaktoi reagimin e ashpër të serbëve lokalë që kanë bllokuar prej një jave tashme pikat e kalimit kufitar të Jarinjës dhe Bërnjakut, e kanë vendosur barrikada nëpër rrugë.
Top Channel