Top Channel ka mësuar detaje të reja nga vrasja e një mësueseje në një park në Londër.

Policia Metropolitane ka arrestuar shqiptarin Koci Selamaj, si autorin e dyshuar të vrasjes së mësueses.

36-vjeçari është i dyshuari kryesor për vrasjes që tronditi Sussex-in lindor. 28-vjeçarja Sabina Nessa po ecte në këmbë mbrëmjen e së premtes së kaluar për të shkuar në barin “Depot” ku do të takonte një djalë.

Askush nuk e raportoi zhdukjen e saj. Trupi i pajetë u gjet nga një kalimtar, të nesërmen, i mbuluar me gjethe.

Ngjarja e rëndë ka rritur shqetësimet për rrezikun, me të cilin gratë duhet të përballen çdo ditë në rrugët e Britanisë. Një zëdhënës i kryeministrit britanik Boris Johnson tha: “Fokusi i kryeministrit është që rrugët tona të jenë të sigurta për të gjithë, prandaj ne po investojmë dhe po rekrutojmë më shumë policë”.

FOTO GALERI
4/7
Ndërsa më 6 qershor të vitit të shkuar motrat Nicole Smallman, 27 vjeçe, e Bibaa Henry, 46, u qëlluan për vdekje me thikë në zonën e Wembley

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA