Mirditë/ Arrestohet 52-vjeçari, kishte kultivuar bimë narkotike në fshat. Ja çfarë iu gjet në banesë

27/09/2021 09:39

Një 52-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Mirditës për kultivim të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrolleve, në fshatin e quajtur Shëngjergj, Njësia Administrative Kaçinar, Mirditë, 52-vjeçari i identifikuar me inicialet T.H., banues në Shëngjergj, Mirditë është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, vijojnë kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Top Channel