Grabitësi me armë lodër humbet protezën e këmbës kur mundet nga klientët (fotot)

27/09/2021 17:26

Një grabitje e dështuar banke nisi shpejt të shkonte për dreq, kur një prej protagonistëve i ra proteza e këmbës, teksa kërcënonte stafin me një pistoletë lodër.

Gjërat nisën shpejt të shkonin keq për grabitësin që besohet se ishte një 45 vjeçar italian, për të cilin shpresat e një arratisjeje të mundshme po shuheshin.

Ai më pas u braktis dhe nga partneri në krim, i cili ia mbathi nga skena kur pa atë që po ndodhte.

Dyshja po tentonin të grabisnin bankën Banco Sabadell në qytezën Costa Blanca në Alicante, në juglindje të Spanjës.

Policia tha sot se është ende në ndjeje të bashkëpunëtorit apo dhe të personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar si roje të jashtme me grabitësit.

Italiani ishte maskuar me kapele e syze, dhe po bënte një grabitje me një pistoletë lodër, për të cilën dëshmitarët thanë se dukej qartazi që ishte e rreme.

Klientët dhe stafi i bankës kuptuan shpejt se mund ta mndnin grabitësin prandaj nuk i dhanë para por e shtrinë përtokë deri sa u arrestua nga autoritetet. Ndërkohë atij i ra dhe proteza e këmbës së gjymtuar.

Policia nuk ka bërë ende një koment zyrtar teksa hetojnë për të kërkuarit e tjerë, por burimet thanë për mediat spanjolle: “Burri i ndaluar kishte një këmbë prostetike, e cila u lirua gjatë përleshjes brenda bankes që po tentonte të grabiste. Kjo e bëri më pas të pamundur që ai të arratisej”.

FOTO GALERI
1/5
Te dyshuarit i ra proteza e këmbës, teksa kërcënonte stafin me një pistoletë lodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA