Vlorë/ Takim bamirësie në ndihmë të fëmijëve të Shtëpisë së foshnjës

26/09/2021 18:24

Në kuadër të takimeve miqësore që ekipi i Veteranëve të Flamurtarit zhvillon, sot u organizua një takim bamirësie në ndihmë të fëmijëve të Shtëpisë së foshnjës Vlorë. Ndeshja u zhvillua midis veteranëve të ekipit të flamurtarit të viteve 80-90 dhe veteranëve të OAK PARK Cikago.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj i dhuroi Drejtoreshës së Shtëpisë së Foshnjës një çek prej 240’000 lekësh të reja që u grumbulluan nga Institucionet e Qytetit të Vlorës.

Mamaj së bashku me legjendën dhe organizatorin Vasil Ruci i dhurojnë fanellën simbol të Flamurtarit me numrin 10 me mbishkrimin Yuri Kim dhe një shall kuq e zi, përfaqësueses së Ambasadës Amerikane, Lilly Ëhite.

Top Channel