Vëllai i Fabio Dushkut hedh poshtë deklaratat e Kozakut: Kemi ardhur 4 persona dhe i kemi fut shpulla. E rrahëm sepse…

26/09/2021 11:24

Vëllai i Fabio Dushkut ka reaguar pas deklaratave të Kozak Braçit, i cili rrëfen me detaje rrëmbimin e tij duke thënë se ishin 20 persona që e nxorën me forcë nga taksia.

I riu që është shpallur në kërkim ka dalë me video në rrjete sociale duke hedhur poshtë deklaratat e Kozakut.

Sipas tij, kanë qenë vetëm katër personat që e morën peng, që shfaqen edhe në videon e cila u bë virale në rrjete sociale. Aty duket se e detyrojnë Kozakun të kërkojë falje për të gjitha sharjet që kishte bërë ndaj Fabio Dushkut.

“Përshëndetje, kam pa ca video ca lajme që thotë se kanë ardhur 20 vetë me 4 makina. Nuk është e vërtetë, thjesht kemi ardhur 4 veta. E kemi fut në makinë dhe i kemi fut shpulla. Dhe kështu, për arsye se na kishte shajt nga familja, çdo kush mund ta bënte një gjë të tillë, kishte një javë që shante nga familja.

Kur të kishim në makinë ti po qaje, më the më lini të ik se do i kërkoj falje publikisht Fabios. Ti nuk paske as be as fe, je rob pa besë. Dhe sa për takim ti di ku të flasësh, është shumë e lehtë të më gjesh, di ku të më marrësh në telefon. Boll gënjeve, boll i rrejte kalamajt”- thotë Daniel Dushku.

Kozak Braçi u mbajt peng për disa orë nga vëllai i Fabio Dushkut, i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, dhe tre persona të tjerë. Ata e filmuan dhe shpërndanë videot në rrjete sociale ku duket se e godisnin.

Daniel Dushku dallohet qartë nga pamjet dhe është shpallur në kërkim për rrëmbimin e Kozakut. Ditën kur ndodhi rrëmbimi, familjarët denoncuan menjëherë zhdukjen e tij.

FOTO GALERI
10/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA