Transport i emigrantëve të paligjshëm/ Vihet në pranga 56-vjeçari në Pogradec

26/09/2021 11:55

0Një 56-vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit.

Qytetari banues në Tiranë u konstatua nga policia duke transportuar me mjetin tip “Citroen”, 2 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

DVP Korçë

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre në vijim të operacionit “Perimetri”, i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Gjithashtu shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Pogradec, ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin tip “Citroen”, 2 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. B., 22 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, pasi ky shtetas u kap në fshatin Selcë e Poshtme, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Po nga këto struktura, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. P., 17 vjeç, banues në Hudënisht, Pogradec, pasi në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, gjatë një konflikti të çastit, ky shtetas dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasit E. B., 22 vjeç dhe R. Sh, 15 vjeç, banues në Katjel, Prrenjas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

————-

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin G. T., 38 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në mjetin tip kamion të markës “Renault” të cilin ky shtetas drejtonte, në serbatorët e mjetit, u konstatua një sasi rreth 500 litra naftë, mbi sasinë e lejuar, e dyshuar kontrabandë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Top Channel