Disa fëmijë të mitur kanë gjetur armë të tipit model 56, kalibër 7.62 mm në një banesë të mbyllur në Pogradec pronari i së cilës jeton prej vitesh në Angli.

Fëmijët kanë gjetur 2 pushkë. Dyshohet që armët të jenë hedhur në oborrin e shtëpisë, pasi ngjitur me shtëpinë është një rrugicë që ngjiten dhe zbresin njerëzit e lagjes.

U morën kamerat e një banese pranë për të parë nëse zbulohet kush i ka hedhur.

Policia sapo mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet. Banesa është në pronësi të shtetasit. F. I.

Nuk dihet ende nëse armët janë me leje apo të jashtëligjshme.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel