Vlora do të presë turistë të huaj edhe në javën e parë të tetorit.

Mbi 500 vizitor nga Polonia këtë fundjavë kanë zgjedhur të vizitojnë parkun detar të Sazanit dhe Karaburinit.  Miqtë polak thonë se në Shqipëri gjen ata që kërkon cdo pushues  histori, bukuri natyrorë dhe ushqim të  mirë. Këto tre cilësi sipas tyre do t’I kthejnë pushuqsir përsëri në Vlorë.

Turistët: “Jam nga Polonia. Ky vend ka çdo gjë. Jam për herë të parë dhe më pëlqen.”

“Jam nga Gdanski, Poloni. Është hera e parë. Është një vend shumë i bukur. Ushqimi është shumë i mirë. Ndoshta do të vij përsëri këtu.”

“Edhe unë jam nga Polonia dhe vij për herë të parë. Shqipëria është një vend magjik. Ka njerëz me buzëqeshje në fytyrë. Po më pëlqen dhe besoj do të vij përsëri.”

Numri i turistëve nga vendet nordike që pushojnë në Vlorë, vitet e fundit është rritje. Këtë të diel, 4 anije u nisën nga Vlorë për të zbuluar bukuritë detare të detit Jon.

Top Channel