Pas pothuajse një muaji shtyrje, nxënësit e nivelit fillor dhe të mesëm pritet ta fillojnë vitin e ri shkollor me 27 shtator.
Kjo pasi Ministria e Arsimit, kishte pritur momentin që situata pandemike të jetë stabile, e procesi të filloj me prezencë fizike.
Zëvendësministri, Dukagjin Pupovci arsyeton se kjo u bë për shkak të nivelit jo të kënaqshëm të mësim nxënies nga mësimi online.
Pupovci tregon se procesi mësimor do të zhvillohet me 4 skenar, të cilat do të përcaktohen nga task forca e shkollave me komunat, varësisht nga situata epidemiologjike në atë komunitet.
Për dallim kohës së mjaftueshme për vaksinim, deri tani 91 përqind e mësimdhënësve janë vaksinuar.
Hulumtimi i Bankës Botërore për mësim nxënien në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë pandemisë, pati treguar se tek fëmijët që kanë përcjell mësimin online humbja mësimore llogaritet të jetë 25 përqind e vitit shkollor apo 9 pikë të testit PISA.
Ndërsa fëmijët që nuk kanë përcjell fare mësimin online llogaritet të kenë humbur 40 përqind të vitit shkollor apo 16 pikë të testit PISA.
Top Channel