Dhunë në familje, transport emigrantësh të paligjshëm dhe drejtim makine pa patentë/ Arrestohen 3 persona në Fier (Emrat)

26/09/2021 10:02

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Fierit për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për zjarrvënie.

Një 56-vjeçar, i identifikuar si Arian Gucaj, banues në Elbasan, u arrestua sepse u kap duke i dhënë ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Gucaj u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” duke transportuar me automjetin tip “Fiat”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Ndërsa Enver Tahirllariu arrestua nga policia e Fierit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Një tjetër person, i identifikuar si Armir Dervishaj, 26 vjeç, banues në Patos u arrestua pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Fier dhe Lushnjë, proceduan përkatësisht shtetasit R. P., banues në fshatin Vidhisht, Roskovec dhe A. S., banues në fshatin Rrupaj, Lushnjë, pasi duke djegur barëra në tokat e tyre, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur sipërfaqe me ullinj dhe misër në pronësi të shtetasve Xh. H., L. H dhe P. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel