Karriera e stilistit shqiptar Valdrin Sahiti po kapërcen majat

Puna e tij është pëlqyer dhe vlerësuar nga artistë të njohur të showbiz-it.
Beyonce, Paris Hilton, Cardi B dhe vajza të tjerë të Hollywood-it kanë zgjedhur fustanet elegante dhe madhështore të stiluara nga Valdrini. Së fundi, fansat u befasuan sërish kur panë se fustanet e milioneres Kylie Jenner që mban veshur në klipin promovues të produkteve të reja të linjës së saj kozmetike mbajnë emrin e Valdrin Sahitit.
Në një videoklip si në përralla, bashkë me vajzën e saj Stormin, Kylie prezanton produktet e kudesit për fëmijë.
Ajo thotë se ky është ndër projektet më të rëndësishme, për të cilin ka punuar prej shumë muajsh dhe fakti që imazhin e saj ia ka besuar stilistit shqiptar do të thotë shumë!

FOTO GALERI
4/9

Top Channel