Programi Artkand në këtë episod special prezantoi një vepër të Vangjush Mios, “Vjeshtë”, Vaj në kanavacë, viti 1936, përmasa 47×59 cm, çmimi 12 000 euro.
Vepra e cila është pronë e familjes është marrë pas një kohe të gjatë negociatash me familjen.
Vangjush Mio mbetet një nga pionierët e dritës në pikturë.
Një nga figurat më të rëndësishme të arteve pamore shqiptare, peizazhist dhe portretist i shquar, i vlerësuar dhe i njohur si poeti i peizazhit shqiptar.
Në këtë tablo shohim një nga rrugët e fushës së Korçës, ashtu sikurse piktori pikturonte gjithmonë në natyrë.
Vangjsh Mio studio në Bukuresht dhe Romë, por i mbeti besnik vendlindjes së tij Korcës.
Në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë ruhen pesëdhjetë e shtatë vepra të piktorit Vangjush Mio, ndërsa në Galerinë e Artve, Korçë ruhen trembëdhjetë vepra nga mjeshtri.
Pas viteve 1990 shumë koleksionistë privatë blenë vepra të Mios nga vajza e tij Rozeta që trashëgon në Korçë punimet e tij.
Vepra jonë do të qëndrojë në ankand të paktën për një javë.
Gjithashtu në program u prezantua edhe Gazmend Muka nëpërmjet këtij Kompozimi në vaj me çmimin 1500€. Si dhe Shkëlqim Kokonozi me Portret vajze, po me çmimin 1500 euro.
Top Channel