Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Lufta e Gribës e shtatorit të vitit 1914 kur çetat e krahinës se Lopesit ne Tepelenë thyen trupat andarte greke do të përkujtohet tashmë me një memorial të ri.
Janë banorë të zonës, por jo vetëm, ata që kanë mbështetur iniciativën e një djali të krahinës, Ilir Dedajt, për t’i dhënë kësaj beteje një përkujtim të denjë.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast veç banorëve të zonës morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme patriotike, por munguan plotësisht politikanët e të gjitha krahëve.
Lufta e Gribës shënoi pikën e kthesës në vitin 1914, kur çetat shqiptare nisen të çlirojnë të gjitha territoret e pushtuara nga andartet greke në jug dhe juglindje të Shqipërisë.
Top Channel