Kujdes pamjet të rënda! Talebanët varin 4 burra nga vinçi

25/09/2021 18:32

Pamje shokuese vijnë nga Afganistani, ku Talebanët kanë varur trupat e katër rrëmbyesve nga vinçat pasi i vranë ata gjatë një shkëmbimi zjarri në qytetin e Herat të Shtunën, tha një zyrtar i lartë.

Zëvendësguvernatori i provincës Herat Maëlaëi Shir Ahmad Muhajir tha se kufomat e burrave u shfaqën në zona të ndryshme publike në të njëjtën ditë me vrasjet për të dhënë “mësimin” që rrëmbimi nuk do të tolerohet.

Imazhet e postuara në mediat sociale treguan trupa të përgjakur në pjesën e pasme të një kamioni, ndërsa një vinç ngriti trupin e një viktime lart.
Ndërkohë turma njerëzish shihnin ngjarjen shokuesen ndërsa luftëtarët e armatosur talebanë u mblodhën rreth automjetit.
Një video tjetër tregonte një burrë të varur nga një vinç me një shenjë në gjoks ku shkruhej:
“Rrëmbyesit do të ndëshkohen kështu”.

Kjo shfaqje brutale në disa sheshe është dënimi publik më i rëndë që kur talibanët erdhën në pushtet muajin e kaluar dhe është një shenjë se ekstremistët e ashpër islamikë do të miratojnë masa të frikshme të ngjashme njësoj si me sundimin e tyre të mëparshëm nga 1996 në 2001.

Top Channel