Rindërtimi/ Merr formë lagja e re në Shijak, Rama publikon pamjet

24/09/2021 08:52

31 pallate ku do të strehohen qytetarët e mbetur pa banesë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, po ndërtohen në Shijak.

Godinat janë në një lagje krejt të re, që ndër të tjera do të ndikojë në zhvillimin e Shijakut. Në 31 pallatet që po ndërtohen aty, do të jenë gjithsej 66 apartamente, njofton kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, si dhe ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Rilindjes së lagjes së re në Shijak, që do të ofrojë falas 660 apartamente në 31 pallate, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel