Drejtori ekzekutiv i firmës së investimeve VSA Capaital, në një intervistë për BBC u shpreh se nuk është ‘tifoz’ i propozimeve të qeverisë që stafi të ketë të drejtë të kërkojë të punojë nga shtëpia.

‘Njerëzit abuzojnë me detyrën dhe janë më pak produktivë’, tha ai për BBC.

E parë në vështrimin e tij, shumë njerëz që kërkojnë punë fleksibël duan të punojnë me kohë të pjesshme, por kërkojnë një pagë me kohë të plotë.

Megjithatë, qeveria thotë se lejimi i punës nga shtëpia i bën bizneset më produktive. Propozohet që, nga dita e parë e punësimit për fillestarët të jepet mundësia e punës fleksibël, në vend që të presin të paktën gjashtë muaj, sipas kontratës.

Sipas propozimet, punëtorët mund të kërkojnë punë fleksibël siç është ndarja e punës, koha fleksible ose puna nga shtëpia.

Sidoqoftë, çdo legjislacion po “vendos një ton që po i bën njerëzit të mendojnë se mund të bëjnë punë me kohë të pjesshme, por me rroga me kohë të plotë”, tha Monk për programin BBC Radio 4 Today.

Top Channel