Përplasi motorin, duke plagosur rëndë 2 persona, arrestohet drejtuesi i “Wolkswagen-it”

23/09/2021 12:23
Foto ilustruese

Drejtuesi i mjetit tip “Wolkswagen”, që një ditë më parë goditi një motorr u arrestuar sot në Berat.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:15, në vendin e quajtur Rrethrrotullimi Kuçovë. Shoferi i motorit, shtetasi me iniciale N.D. dhe pasagjeri me iniciale Sh.P janë dërguar sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.

35-vjeçari me iniciale A.V. do të hetohet nga Prokuroria e Beratit për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasit A.V., 35 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dje në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi”, Kuçovë duke drejtuar mjetin tip Wolkswagen, është përplasur me një motoçikletë.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi N.D dhe pasagjeri shetetasi Sh.P, të cilët pasi kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Berat janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA