Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa një protestues është marrë nga ambulanca pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimit.

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë vijuar, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për t’i ardhur në ndihmë një protestuesi.

Personi është marrë nga autoambulanca, ndërsa ende nuk ka informacion të konfirmuar për identitetin e tij apo për gjendjen shëndetësore.

Top Channel