Ndeshjet e kupës së Shqipërisë/ Ekipet e kategorive më të ulëta mundin  skuadrat e Superiores

23/09/2021 16:25

Kupa e Shqipërisë e luajtur në mesjavë ka prodhuar disa surpriza, ku skuadrat e kategorive inferiore të futbollit shqiptar kanë arritur të triumfojnë ndaj atyre të kategorisë superiore.

Erezni i Shijakut ka mundur Dinamon në ndeshjen e raundit ë parë të fazës së 1/16 të kupës me rezultatin 1-0. Një ndeshje e cila pati dy fytyra sa i përket lojës pasi Erzeni dominoi pjesën e parë ndërkohë që në të Dytën u përpoqën blut kryeqytetas por pa mundur të evitojnë humbjen që i shkaktoi goli i Xhebrahimit.

Labëria, skuadër e kategorisë së dytë në zonën e Vlorës, mundi Vllazninë me rezultatin 2-1 në këtë ndeshje të parë, duke u bërë gjithashtu pjesë e surprizave që dhuroi kjo fazë edhe pse skuadra shkodrane kishte aktivizuar më tepër të rinjtë.

Partizani fitoi 3-0 me Tërbunin në Pukë dhe kualifikimi në turin tjetër duket afër. Takimi u zgjidh që në pjesën e parë ku realizuan Junior, Filipovic dhe Mala.

Maliqi ndali Kukësin në një barazim pa gola, ndërsa Butrinti-Laçi përfundoi me rezultatin 1-1.

Tirana fitoi 3-0 në fushën e Shkumbinit. Me të njëjtin rezultat Skënderbeu fitoi në transfertë me Veleçikun ndërsa Teuta triumfoi 4-1 me Luzin. Ndeshjet e kthimit të kësaj faze të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 Tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA