“Kush nuk imunizohet, s`ka rrogë gjatë karantinës”/’ Gjermania ndëshkon të pavaksinuarit

23/09/2021 13:50

Ndonëse kancelarja Angela Merkel ishte shprehur qartë se vaksinimi nuk do të behej i detyruar në Gjermani, ministrat e shëndetësisë së landeve morën vendimin të mos vazhdohet kompensimi i rrogës në rast karantine për të pavaksinuarit, një lëvizje kjo që është përshëndetur nga një pjesë e njerëzve,e është kritikuar nga të tjerë.

Sipas këtij vendimi, personat e pavaksinuar që hyjnë në izolim pas 1 nëntorit nuk do të kompensohen më për humbjet në rrogë. Përjashtime do të ketë për ata që nuk vaksinohen për shkaqe shëndetësore, dhe për këtë kanë një vërtetim nga mjeku.

Personat, të cilët hyjnë në karantinë të vendosur nga punëdhënësi apo autoritetet edhe më tej kanë të drejtë për kompensim rroge në rast të karantinës në bazë të ligjit të infektimeve. Landet janë përgjegjëse për pagesat.

Të pavaksinuarit duhet të hyjnë në karantinë, nëse kanë pasur kontakt me personat e pavaksinuar ose kanë ardhur nga një zonë rreziku. Kjo nuk vlen më për të vaksinuarit.

Landi Baden-Vyrtemberg në Gjermani si vendi i parë ka filluar të praktikojë vendimin për mosvazhdimin e pagesës së rrogës gjatë karantinës.

Nga 15 shtatori aty personat e pavaksinuar nuk kompensohen në rast se duhet të futen në karantinë. Sipas raporteve ne mediat vendase, në raste të tilla ishin paguar deri 600 milionë euro kompensime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA