Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, në lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Zjarrfikësit kanë shkuar drejt lokalit të përfshirë nga flakët dhe kanë mundur të shuajnë zjarrin e të shmangin përhapjen e mëtejshme të tij në objekt. Lokali në pronësi të shtetasit B. Sh. ndodhej në katin e parë të një pallati.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme apo shkak kanë qenë ndonjë defekt teknik në ambientet e barit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA