27/11 16:58
PSV Eindhoven rikthehet shpejt te fitorja duke hedhur pas krahëve humbjen turpëruese që pësoi ndaj Feyenoord fundjavën e shkuar me shifrat e thella 0-3.
Për të regjistruar suksesin e 5-të në kampionat skuadra e Roger Schmitd triumfoi me rezultatin minimal 1-2 në transfertën ndaj debutuese të Go Ahead Eagles. Në minutën e 15-të Gakpo shfrytëzoi asistin e izraelitit Eran Zahavi për të kaluar miqtë në avantazh.
Gjithsesi në minutën e 55-të spanjolli Cordoba barazoi shifrat për Go Ahead Eagles. Golin e fitores për PSV-në e realizoi mesfushori Marko Van Ginkel në minutën e 86-të, një sukses që e riktheu ekipin nga Eindhoveni në vendin e 2-të me 15 pikë të grumbulluara pas 6 javëve të para të Eredivisies.
Top Channel