Festival filmi në Tiranë/ Temat këtë vit prekin pandeminë dhe kërcënimet nën regjimin taleban

22/09/2021 12:22

Edicioni i XVI i  Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut u çel të hënën në mbrëmje  në ambientet e Akademisë së Filmit & Multimedia Marubi.

Temat prekin fenomenin e pandemisë. Gjithashtu, do të shfaqen edhe filma që lidhen me individë apo artistë, që gjenden nën kërcënimin e regjimit aktual taleban në Afganistan. Dy artiste nga avgani që ju rrezikohet jeta janë po ashtu në fokus të festivalit.

Premiera “Virale”  çeli festivalin. Regjisrët  Udi Nir dhe Sagi Bornstein folën rreth konceptit të filmit që rrëfen tregon historinë e një brezi të ri, që arrin moshën e të rriturit gjatë një pandemie globale.

 “Ne donim të vëzhgonim se si njerëzimi dhe njerëz në veçanti ishin të shpërndarë dhe izoluar për këto dy vite, por gjithashtu edhe si u bënë bashkë dhe gjetën mënyra kreative për të përballuar problemet. Por edhe si e përdorën internetin për të komunikuar”, tha regjisori Udi Nir.

Youtube, por edhe rezultatet e kësaj pandemie ishin një mundësi që njerëzit të kishin një zë të tyrin. Për të treguar shqetësimet e tyre. Gjithashtu kishte dhe shumë përplasje mes njerëzve dhe qeverive gjatë kësaj pandemie.

Në këtë edicion, janë përzgjedhur 34 filma për t’u shfaqur për publikun, prej 3500 aplikimeve, me tema të aktualitetit lidhur gjithmonë me të drejtat e njeriut.

Hyrja është e lirë përgjatë pesë ditëve të festivalit në Akademinë Marubi dhe Lulishten pranë kryeministrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA