Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës për media të Lulzim Bashës.
Ai është shprehur i sigurt se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha janë në një marrëveshje me njëri-tjetrin.
Sipas Berishës, Kuvendi i PD do të mblidhet për të shpëtuar partinë nga pazaret e Bashës dhe Ramës.
Ish-kryeministri tha se PD-së nuk i duhet një lider i mbajtur peng dhe shpall ‘non grata’ bazën e partisë i tmerruar prej saj.
“Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite. Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje. Ai nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes. PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb”, shkruan Berisha.
Top Channel