“Të kanë tradhtuar se nuk je e pjekur”/ Bruno debat të ashpër me Mikelën, zbulon çfarë kanë folur në telefon: Më kërcënove!

21/09/2021 18:48

Bruno dhe Mikela kanë pasur debat të ashpër në studion e Për’puthen, ku kanë zbuluar bisedat në telefon jashtë programit.

Bruno ka përmendur faktin që Mikela është tradhtuar nga ish i fejuari duke e cilësuar si femër të papjekur. Ndërkohë që Mikela tregoi se Bruno e ka kërcënuar për mënyrën e komunikimit.

Mikela: Pas debatit këtu, kemi pasur një bisedë të gjatë. Kam kërkuar dhe ndjesë se ishte prekur dhe në fund i futi një “shut up”, gjë që nuk ma thua dot as ti dhe askush tjetër këtu.

Bruno: I thashë se mund të kem dalë nga vetja, prandaj dola në një ambient të bukur me Adën. Kam folur në telefon me Mikelën dhe i kam thënë që këto lojëra nuk i toleroj, për mua nuk bën.

Mikela: Këto kanë qenë fjalët e tua, njerëzit na duan bashkë. Nuk më interesoj çfarë duan njerëzit. Ti më kërcënove jashtë, kujdes çfarë thua.

Bruno: Ti më ke thënë që edhe nëse nuk më pëlqen, do ta shpreh pëlqimi.

Mikela: Nxirri mesazhet. Kush je ti? Brad Pitti. Ti nxjerr femrat keq, thua “e thashë për batutë”. Nuk më përdor dot mua.

Bruno: Ti ecën me incizim në kokë. Je tradhtuar nga një mashkull, kjo domethënë që nuk ke pjekuri mjaftueshëm.

Mikela: Nuk flet dot për jetën time. Jam transparente, jo si ti me 100 fytyra. Shko lëpihu nga Ada. Ashtu je ti lëpirëse.

Bruno: Ki respekt njëherë.

Mikela: Mos ma trego mua respektin.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel