Teksa Ada tha se konkurrentët e paragjykojnë për pamjen e jashtme, ka ndërhyrë Ritvana duke zbuluar se kanë pasur një debat gjatë audicioneve.

Ritvana tregoi se Ada i ka sugjeruar të bëjë operacione plastike, por tha se nuk dëshiron dhe shtoi se nuk ka probleme ekonomike.

Ritvana: Ada më ka thënë hundën e ke skandal, të bësh buzët, të bësh këtë e atë. Ti je gati të ofendosh apo paragjykosh dikë i cili është i kënaqur me veten e vet dhe nuk pranon paragjykimet që vijnë nga të tjerat. Ti je e vetëdijshme se kemi bërë debat në fazë pranimi.

Ada: Unë të thashë nëse ke qejf ta bësh hundën, bëje.

Ritvana: Jo nuk është ashtu. Unë nuk vuaj nga probleme ekonomike fare. Nuk dua të bëj operacione plastike.

Top Channel