Protestë për rrugën, banorët e fshatit Bardhaj në Shkodër: Punimet po bëhen pa kriter
21/09/2021 15:18
Deri para pak muajsh, protestonin për mungesën e rrugës, ndërsa sot, protestojnë për punimet që po bëhen.
Bashkia ka nisur ndërtimin e rrugës në Bardhaj të Shkodrës, por banorët kanë dalë në protesta pasi sipas tyre, investimi po bëhet jashtë çdo kriteri aq sa nuk janë planifikuar as kanalizimet. Sipas tyre, gjithçka po bëhet vetëm për show nga ana e bashkisë.
Administratori Erjon Selgjekaj thotë se është njohur me shqetësimet e ngritura dhe ato do t’i kalojë bashkisë Shkodër, pasi është kjo e fundit, e cila po investon në këtë rrugë.
Banorët janë të bindur për të mos lejuar vazhdimin e projektit nëse nuk zbatohen pikat e rëna dakord më herët me bashkinë. Në të kundërt ata do të bllokojnë punimet.
Top Channel