Zhegrova shkëlqen me dy gola, por as kjo nuk e kënaq Spallettin, trajneri i Juventusit: I pandalshëm një kundër një, por nuk kthehet kur humb topin 14/09 12:06
Napoli është e vetmja skuadër me pikë të plotë në katër javët e para të Serisë A. Skuadra e drejtuar nga Spalleti fitoi thellë 0-4 në sfidën ndaj Udinezes në transfertë.
Rezultatin e zhbllokoi Osimhen në minutën e 24, ndërsa goli i dytë u shënua nga kapiteni i Kosovës, mbrojtësi Amir Rrahmani, që në këtë ndeshje luajti që nga minuta e parë.
Në pjesën e dytë, Koulibaly dhe Lozano vulosën fitoren 4-0.
Me këtë trepikësh, Napoli ngjitet e vetme në krye të tabelës së klasifikimit me 12 pikë, ndërsa Interi dhe Milani ndjekin me nga 10 pikë.
Top Channel