Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Eldina Jaganjac, 31 vjeçarja daneze që u bë kryefjala e mediave ndërkombëtare pasi refuzon të heqë vetullat dhe mustaqet.

Gjatë bisedës përmes Skype nga Danimarka, ajo tregoi se është ndjerë e ofenduar nga komentet e njerëzve, veçanërisht burrave që nuk i kanë kursyer fyerjet për shkak të pamjes së saj.

“Unë ndihem rehat, ndihem shumë mirë me pamjen time. Mendoj që është shumë e rëndësishme që gratë të përqafojnë veten dhe të ndihen rehat me trupin e tyre. Shpesh grave u thonë që duhet të humbasin peshë apo të bëjnë diçka tjetër, por nëse nuk është zgjedhja e tyre, atëherë ky është një problem”, tha ajo.

E pyetur më tej nga stilisti në studio nëse kishte edituar fotot që qarkullojnë në rrjet, Eldina mohoi të ketë bërë diçka të tillë.

Top Channel