Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe që çështjet aktuale të zhvillimeve të rëndësishme politike mos të prekeshin nga paneli i Rrethit Katror.

Në qendër të diskutimit këtë javë ishin temat e “Open Balkan” dhe “Përçarja e PD-së”, ku nuk munguan as këtë herë teoritë konspirative të Alfred Cakos.

Sipas këtij të fundit kancelaria gjermane, Angela Merkel është vajza e Adolf Hitler-it dhe ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama është nipi i Merkelit dhe jo më kot ai e quante sa herë e takonte teze.

E nga ana tjetër, Milaim Zeka u shpreh se vendi që po bëhet gati për të qenë pjesë e Open Balkan është Bosnja Hercegovina dhe tashmë janë gati 4 shtete për projektin e Open Balkan-it.

Debati i kësaj jave u mbyll me faktin që, z. Berisha ka 3 armiq kryesorë dhe nuk ka kthim mbrapa, gjithashtu ai e ka të vështirë të ripozicionohet në krye të PD-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA