Çifti shumë i dashur nga publiku, Fero dhe Arbenita Ismajli, u bënë prindër për herë të parë më 24 prill të këtij viti.

Modelja bukuroshe solli në jetë një vajzë, të cilën ajo dhe reperi kosovar e pagëzuan me emrin Nina.

Që nga ai moment dyshja ka shijuar çdo moment me të bijën, duke e ndarë edhe në rrjetet sociale me fansat.

Mirëpo së fundmi duket se diçka ka ndodhur mes tyre, pasi Arbenita dhe Fero nuk ndiqen më në Instagram dhe kjo ka ngritur dyshime se marrëdhënia e tyre mund të ketë përfunduar.

Nuk dihet ende si qëndron e vërteta pas veprimit të çiftit, por gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel